Islam Dudaev fitoi pa u mundur në stilin e lirë në peshën 65 kilogramë pasi amerikani Retherford u tërhoq pak para ndeshjes, teksa në drekë mundësi që përfaqëson Shqipërinë do të ndeshet për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Dudaev humbi çerekfinale përballë iranianit Amuzad, megjithatë kalimi i këtij të fundit në finale i dha mundësinë përfaqësuesit të Shqipërisë të vazhdonte konkurrimin për të pasur shansin e fitores së medaljes së bronztë.
Sot në drekë, Islam Dudaev do të përballet me hungarezin Ismal Musukaev, i cili ka dalë i pesti në këtë peshë në Tokio 2020, ndërsa ishte kampion bote në vitin 2023./SS