Duda Balje dhe Gold AG thonë se pas liberalizimit të vizave nuk e lëshojnë Kosovën

0
273

Deputetja Duda Balje dhe reporteri Arian Agushi i njohur si Gold AG sot në një emision televiziv janë pyetur nëse do ta linin Kosovën pas liberalizimit të vizave.

Të dy prerazi kanë thënë se “jo”.

“Unë e di edhe kriza edhe koha e pandemisë edhe vështirësitë që kemi pas vërtetë nuk është lehtë, ne edhe pas janarit që kem vendos me jetu në Kosovë e gjejmë momentin e bukur për shtetin dhe vazhdojmë jetën”, ka thënë deputetja Balje.

Jo” është përgjigjur edhe reporteri Gold Ag.

“Sa është e mirë puna e liberalizimit të vizave na dhemb puna e të rinjëve me na ik prej vendit. Me fakultet rrinë pa punë, ose me fakultet pun0on krejt kontra çka ka studiu, Unë kam edhe shokë mjek që thojnë duan të dalin jashtë, që kanë marrë viza pune, me një rrogë 700 euro nuk mundesh me jetu siç ke jetuar në 2015. Unë shyqyr Zotit i kam punët mirë, unë s’mundem me fol për dikë që nuk mundet me kalu muajin, dhe nuk mundem me fol. Nëse dikush ka mundësi me përfitu në këtë vend, si vendi yt nuk të bëhet askush, këtë duhet ta di gjithkush”, ka thënë Gold Ag në emisionin “Shija e Anës” në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here