Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka zgjedhur rivierën franceze për të shijuar disa ditë të mira pushimi pas angazhimeve të shumta profesionale.
Në një postim të fundit në Instagram, ku numëron miliona ndjekës nga e gjithë bota, Dua ndau disa fotografi nga pushimet e saj luksoze në Monako dhe Kanë.
“Një pauzë e shkurtër”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit, duke treguar se po merr kohë për veten përpara sfidave të radhës.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Në foton e parë, këngëtarja shihet e veshur me bikini, duke ekspozuar me krenari linjat trupore dhe stilin e saj të njohur elegant. Pamjet e tjera tregojnë momente të këndshme me motrën e saj, Rinën, dhe vëllain, Gjinin, me të cilët po kalon kohë cilësore gjatë pushimeve.
Eleganca dhe thjeshtësia e saj nuk mungojnë as në këto ditë relaksi, ku Dua paraqitet me veshje verore të kuruara dhe buzëqeshje të përhershme në fytyrë.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Pushimet në Monako dhe Kanë vijnë si një frymëmarrje e merituar për këngëtaren e hitit Houdini, e cila kohët e fundit ka qenë shumë aktive me publikime të reja muzikore dhe paraqitje në skena ndërkombëtare. /Telegrafi/
Foto: Dua Lipa/Instagram
Foto: Dua Lipa/Instagram
Foto: Dua Lipa/Instagram
Foto: Dua Lipa/Instagram
Foto: Dua Lipa/Instagram
Foto: Dua Lipa/Instagram
Foto: Dua Lipa/Instagram
Foto: Dua Lipa/Instagram