Dua Lipa po përjeton kulmin e karrierës së saj, duke vazhduar të dominojë skenën ndërkombëtare me suksesin e jashtëzakonshëm të turit “Radical Optimism”.
Ylli shqiptar me famë botërore ka shitur të gjitha biletat për pesë koncerte në stadiume, një arritje që e vendos atë në mesin e artistëve më të kërkuar të momentit.
Pas bujës në Evropë, këngëtarja po përgatitet të vazhdojë turneun në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Për të festuar këtë sukses të madh, Dua organizoi një mbrëmje të veçantë me familjen, partnerin dhe miqtë e saj të ngushtë, ku nuk munguan muzika, ushqimi dhe birra — duke reflektuar energjinë pozitive që përçon edhe në skenë.
Dua po vazhdon të dëshmojë se është një nga yjet më të mëdhenj dhe më me ndikim në muzikën ndërkombëtare.