Dua Lipa është shfaqur në ballinën e revistës prestigjioze “Harper’s BAZAAR”, për edicionin e shtatorit.
Ylli shqiptar me famë botërore ka pozuar në disa vjeshje, teksa xhirimet dhe fotosesioni zurën vend në Paris, shkruan IndeksOnline.
Jo rastësisht Dua është pjesë e këtij edicioni.
Revista ka vendosur të printohet me emrin e Dua Lipës pikërisht në edicionin e veçantë “The icons issue”, që iu kushtohet personave me impakt të lartë.
Zgjedhja e Duas të jetë kryefjalë e këtij edicioni është pikërisht për shkak të suksesit që ajo po korrë në muzikë dhe jo vetëm.
Teksa nuk janë zbuluar detaje nga intervista me gazetarët e revistës, më poshtë gjeni pak fotografi të realizuara për të.