Tirana ka përmbyllur në mënyrën më të bukur të mundshme ditën e verës, ku me anë të disa dronëve është dhuruar spektakël për të gjithë qytetarët që e kanë pasur mundësinë ta shohin live.
Fillimisht me anë të disa dronëve u krijua një zemër, më pas harta e Shqipërisë dhe një “faleminderit Shqipëri”.
Kjo shfaqje spektakolare tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve që shijuan pamjet e bukura për disa minuta.