Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj, ka vizituar familjen e kandidates Melarda Berisha në fshatin Hoçë, raporton 04 Online.
Gjatë takimit u diskutua për programin e LDK-së dhe nevojën për ndryshim në qeverisjen e Prizrenit. Selmanaj vlerësoi vizionin dhe kontributin e Berishës si garanci për një qytet më gjithëpërfshirës, të drejtë dhe të zhvilluar për të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë i Driton Selmanajt
Sot pata kënaqësinë të vizitoj familjen e kandidates Melarda Berisha, në fshatin Hoçë të Prizrenit.
Gjatë këtij takimi biseduam rreth programit tonë dhe nevojën për ndryshim në qeverisjen e Prizrenit, si dhe patëm mundësinë ta prezantojmë kandidaten dhe vizionin e saj para të pranishmëve. Kontributi dhe vizioni i Melardës janë garanci për një të ardhme përtej sfidave, më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët e Prizrenit.
Këto bashkëbisedime na forcojnë edhe më shumë në misionin tonë për një Prizren përtej të zakonshmes, për një Prizren më të drejtë, më të zhvilluar dhe më afër qytetarëve!
#PertejPrizrenit#DritonSelmanaj