Driton Selmanaj takohet me legjendën e sportit prizrenas, Naim Malazezin

0
138

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, është takuar me ikonën e sportit prizrenas, Naim Malazezin, të cilin e cilësoi si simbol të dinjitetit dhe përkushtimit ndaj qytetit dhe sportit, raporton 04 Online.

Ai e vlerësoi Malazezin si thesar njerëzor dhe frymëzim për brezat e rinj, duke theksuar nevojën për më shumë kujdes dhe mbështetje për figura të tilla.

“Takim me legjendën e gjallë të sportit prizrenas, Naim Malazezin.

Sot pata kënaqësinë dhe nderin të takoj dhe bashkëbisedoj me njeriun që përfaqëson me dinjitet historinë, krenarinë dhe shpirtin e sportit prizrenas, z. Naim Malazezi.

Për më shumë se 40 vjet, ai nuk ka qenë vetëm atlet, por simbol i rezistencës, i dashurisë për vendin dhe i përkushtimit të pakushtëzuar për sportin dhe Prizrenin.

55 herë kampion i Kosovës, me qindra medalje në garat brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrës në gara edhe kur ishte rrezik për jetën, dhe sot, ende aktiv, ende frymëzim për brezat e rinj.

Naimi është një thesar njerëzor, i cili nuk e ka ndalur asnjëherë vrapin, as për medalje, e as për lavdi, por gjithmonë për dinjitetin e këtij qyteti.

Ky takim më kujtoi edhe një herë se sa shumë borxh u kemi njerëzve të tillë, që kanë dhënë shumë dhe kanë kërkuar pak. Ata meritojnë më shumë kujdes, më shumë mbështetje dhe një vend të denjë në historinë tonë të përbashkët.

Faleminderit për gjithçka, Naim!

Prizreni është krenar me ty!”, ka thënë Selmanaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here