Driton Selmanaj: Qeveria Kurti është populliste

0
260

Deputetët e partive opozitare po kërkojnë që rishikimi i buxhetit të shtetit të sillet sa më parë në Kuvend.

Kjo ngase sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, buxheti aktual është më shumë konsumues sesa i orientuar drejt zhvillimit.

Madje, sipas Selmanajt është vonë që në muajin qershor ose korrik të vijë rishikimi i buxhetit në Kuvend.

Ish-zëvendëskryeministri thotë se Qeveria duhet të ndërtojë politika ekonomike, dobitë e secilës mund të jenë afatgjate.

“Rishikimi i buxhetit në muajt qershor dhe korrik mund të na vijnë në Kuvend. Kjo Qeveri nuk ka plan si t’i adresojë shumëçështje dhe tani nxjerr instrumente populiste të pavlera për të shpërndarë ka 100 euro për qytetarë. Qeveria duhet të ndërtojë politike ekonomike të cilat dobitë e asaj politike të jenë jetëgjate”, ka pohuar ai për EO.

“Ky buxhet nuk është i orientuar drejt zhvillimit të Kosovës. Më tepër është buxhet konsumues sepse po duhet me marr kredi për skema sociale që i bie është Qeveri pa organizim, pa plan dhe Qeveri pa politika të qarta zhvillimore për këtë vend”, ka deklaruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here