Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shkruar në Facebook për programin e kësaj partie në Prizren me kandidatin Driton Selmanaj.
Ai ka thënë se Dritoni shpalosi projektet për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, turizmin dhe kulturën e këtij qyteti.
“Sonte në Prizren, kandidati ynë Driton Selmanaj prezantoi programin që i jep qytetit drejtimin që meriton. Me përvojë, përkushtim dhe vizion të qartë, Dritoni shpalosi projektet për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, turizmin dhe kulturën e këtij qyteti. Ai foli me përgjegjësi e me dashuri për Prizrenin, jo thjesht si kandidat, por si qytetar që e njeh dhe e ndjen këtë vend”.
“Prizreni meriton një ludhëheqës dhe një ekipë që i ngjan qytetit: të hapur, punëtor, kreativ dhe të drejtë. Pikërisht këtë udhëheqje ofron Lidhja Demokratike. Me të, bashkë ndërtojmë një Prizren që ecën përpara”, ka shkruar Abdixhiku.