Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka premtuar funksionalizimin e Parkut të Biznesit dhe katër zonave ekonomike: në dalje të autostradës në veri e jug, Prizren–Suharekë, Prizren–Gjakovë dhe Prizren–Zhur, shkruan 04 Online.
Selmanaj ka thënë se kjo do të hapë dyer të reja për investime, vende pune dhe mundësi të barabarta për qytetarët, duke e bërë Prizrenin qendër të zhvillimit e tregtisë në rajon.
Postimi i plotë i Driton Selmanajt
Me funksionalizimin e Parkut të Biznesit dhe 4 zonave ekonomike:
Zona industriale në dalje të autostradës në veri dhe jug, Prizren – Suharekë, Prizren – Gjakovë dhe Prizren – Zhur, do të hapim dyer të reja për investime, më shumë vende pune dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.
Kështu bëhemi qendra që lidh rajonin me zhvillim, tregti dhe perspektivë!
#PrizreniPertej#DritonSelmanaj