Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim me kryetarët e nëndegëve të partisë në qytet, ku u theksua mobilizimi dhe organizimi në prag të fushatës zgjedhore, raporton 04 Online.
Selmanaj ka thënë se besimi i qytetarëve është forca më e madhe e LDK-së dhe se partia synon ta kthejë Prizrenin në qytet të zhvillimit, transparencës dhe mundësive të barabarta.
“Sot patëm një takim shumë frymëzues me kryetarët e nëndegëve të LDK-së në Prizren, ku u zotuam për mobilizim maksimal dhe organizim shembullor në prag të fushatës zgjedhore.
Besimi i qytetarëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës është forca jonë më e madhe, dhe me përkushtimin e secilit aktivist, secilit anëtarë e përkrahës, do të arrijmë fitoren që Prizreni e meriton.
Me frymëzim, mobilizim dhe organizim të bashkuar rreth vizionit tonë, LDK do ta kthejë Prizrenin në qytet të zhvillimit, transparencës dhe mundësive të barabarta për të gjithë.
Ky takim ishte dëshmi e gatishmërisë sonë për të punuar krah për krah me qytetarët, për t’i dëgjuar hallet dhe për t’i dhënë zë çdo lagjeje, çdo fshati dhe çdo nisme që e bën Prizrenin më të fortë.
LDK është shtëpia ku secili prizrenas gjen vendin e vet, me bindjen se së bashku mund ta bëjmë ndryshimin. Fryma e këtij mobilizimi është garanci se për Prizrenin do të sjellim fitore dhe zhvillim.”, ka thënë Selmanaj./04 Online