Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka vijuar me intensitet takimet elektorale në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Selmanaj u prit me entuziazëm dhe mbështetje të madhe nga banorët e Velezhës, Çaparcit dhe Shpenadisë.
Në fjalimin e tij para elektoratit, Selmanaj theksoi se pjesëmarrja e gjerë është një dëshmi e qartë e dëshirës për ndryshim dhe mbështetjes për programin e LDK-së, që synon zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.
Mbështetja në rritje për Driton Selmanajn dhe programin e tij tregon optimizëm për një të ardhme më të mirë, nën lidershipin e LDK-së dhe Lumir Abdixhikut si kryeministër i ardhshëm.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Në Velezhë, entuziazëm i madh për ndryshim
Sonte, u mblodhëm bashkë me nëndegët tona të Caparcit, Shpenadisë dhe Velezhës për të shpalosur programin tonë politikë.
Prezenca e madhe, tregon qartë që Kosovës i duhet ndryshimi, i duhet programi ynë për zhvillimin e shtetit tonë.
Në këtë tubim, na nderoi me prezencë edhe partneri ynë i koalicionit, z. Zef Morina, kryetar i PSHDK-së.
LDK dhe numri 124 është zgjidhja për të ardhmen.