Driton Kuka e jep lajmin e madh, nis ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos

0
63

Punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Xhudos kanë nisur sot në një nga zonat më të bukura të qytetit, një investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me federatën e xhudos. Kjo qendër moderne do të ngrihet në vendin ku sportistët tanë fituan 5 medalje olimpike, përfshirë 3 të arta.

Trajneri Driton Kuka, shprehu emocionet e tij përmes një postimi në Facebook:

“Do të ndërtohet një qendër moderne për sportin e xhudos! E gëzofshim me shumë medalje dhe suksese të reja!”

Qendra synon të ofrojë kushte të avancuara për stërvitje dhe të përgatisë gjeneratat e reja të kampionëve të xhudos./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here