Dritë në fund të tunelit, kapiteni i Bayernit rikthehet pas 11 muajsh

0
204

Rikthimi i Manuel Neuer në fushë është afër. Portieri dhe kapiteni i Bayern Munchen, qëndron jashtë fushave prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Kur dëmtoi gjurin duke bërë ski gjatë pushimeve pas Botërorit Katar 2022.

37-vjeçari ka punuar fort, është stërvitur shumë mirë dhe ka marrë miratimin e mjekëve të Bayernit për t’u grumbulluar për takimin e fundjavës me Mainz.

Kundërshtar ndaj të cilit i ka humbur tri sfidat e fundit jashtë fushë në kampionatin gjerman.

Skuadra e Thomas Tuchel, e treta në renditje me 2 pikë më pak se Leverkuseni kryesues, luan në transfertë të shtunën (18:30).

Mainz-Bayern do të transmetohet në SS4. Kicker shkruan se Neuer pritet të jetë pjesë e skuadrës bavareze në këtë transfertë të komplikuar.

Neuer ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Bayernin më 12 nëntor të vitit të kaluar. Përballë Schalke 04, ish-skuadrës së tij.

Duel të cilin Bayerni e fitoi 2-0. Neuer do e ndjekë nga stoli takimin e së shtunës pasditë, me trajnerin Tuchel që nuk dëshiron të rrezikojë.

Dhe po mendon t’i japë gradualisht minuta liderit të skuadrës për të gjetur formën më të mirë sportive./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here