Drita e natyra mund të ndihmojnë shëndetin mendor gjatë dimrit

0
34

Ndryshimet e humorit gjatë stinës së dimrit mund të jenë më shumë se thjesht një ndjenjë melankolie. Ata që vuajnë nga Çrregullimi Afektiv Sezonal (SAD) përjetojnë ndryshime më serioze në humor, të cilat mund të kenë ndikim të dëmshëm në jetën e përditshme.

KSL, në një tekst në të cilin ka shkruar për një vend turistik ka treguar për disa shprehi që mund të lehtësojnë gjendjen e atyre që vuajnë nga SAD.

Drita 

Terapia me dritë përfshin uljen pranë një llampe për t’u ekspozuar ndaj dritës të paktën një orë pas zgjimit nga gjumi çdo ditë. Sipas Mayo Clinic, terapia me dritë imiton dritën natyrore të jashtme dhe duket se shkakton ndryshime në hormonet që lidhen me humorin. Kjo terapi është vërtetuar si trajtim shumë efektiv.

Aktiviteti fizik dhe kalimi i kohës në natyrë

Një zgjidhje e thjeshtë dhe efektive është kalimi i kohës jashtë sa më shpesh dhe sa më herët të jetë e mundur. Ekspozimi ndaj dritës natyrore gjatë ditës mund të ndihmojë në rregullimin e ritmit të brendshëm të trupit dhe të përmirësojë gjumin gjatë natës.

Po ashtu, ushtrimet mund të jenë një mjet i fuqishëm, pasi ndihmojnë në uljen e stresit dhe ankthit.

Me kalimin e kohës në natyrë dhe ushtrimet, mund të shihen përmirësime të mëdha në kualitetin e gjumit dhe në humor.

Rreth 5% e të rriturve në SHBA përjetojnë Çrregullim Afektiv Sezonal (SAD), sipas Shoqatës Psikiatrike Amerikane. Kjo do të thotë se mbi 10 milionë të rritur përballen me nga pak depresion për një pjesë të madhe të vitit.

Në shumicën e rasteve, simptomat fillojnë në fund të vjeshtës ose fillim të dimrit dhe shuhen në pranverë ose fillim të verës. Janari dhe shkurti janë zakonisht muajt më të vështirë.

Personat që vuajnë nga SAD mund të përjetojnë ndryshime humori dhe simptoma të ngjashme me depresionin. Sipas Cleveland Clinic, disa nga simptomat kryesore që duhen vënë re përfshijnë:

– Trishtim dhe ndjenjë depresioni gjatë gjithë ditës, pothuajse çdo ditë.

– Ankth.

– Lodhje ekstreme dhe mungesë energjie.

– Ndjenja dëshpërimi ose pafuqie.

– Vështirësi në përqendrim.

– Ndjenja irritimi ose shqetësimi.

– Humbje interesi për aktivitete që zakonisht janë të këndshme, përfshirë tërheqjen nga aktivitetet sociale.

– Probleme me gjumin (zakonisht tepër gjumë).

– Mendime për vdekjen ose vetëvrasjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here