Drita dhe Ballkani ndajnë pikët

0
280

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 15-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët të parët rrezikuan me Marko Simonovskin, por pa sukses.

E në minutën e 12-të gjilanasit fituan penallti, kur pas një goditje nga Ajzeraj, Egzon Sinani luajti me dorë në zonë dhe gjyqtari Dardan Çaka akordoi penallti.

I saktë nga pika e bardhë si gjithmonë ishte Besnik Krasniqi që realizoi për 1-0.

Por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 23-të Albin Berisha u gjend bukur afër golit dhe dërgoi topin në rrjetë nga afërsia për të barazuar shifrat në 1-1.

Me rezultatin baras 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Drita e nisi për mrekulli edhe pjesën e dytë, kur Marko Simonovski shënoi në minutën e 49-të me kokë për 2-1.

Vendasit patën më shumë nga loja dhe krijuan më shumë raste shënimi, por ishin mysafirët që gjetën përsëri golin për të barazuar shifrat në 2-2 me Albion Rrahmanin që realizoi në minutën e 74-të.

Deri në fund më gola nuk pati dhe rezultati ishte baras 2-2.

Drita vazhdon në krye të tabelë me 31 pikë, katër më shumë se Ballkani që ndodhet në vendin e dytë me tre ndeshje më pak të zhvilluara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here