Boksieri prizrenas Drilon Thaçi ka shkëlqyer sërish në ringun italian, duke u shpallur për herë të tretë kampion i rajonit të Toskanës, shkruan 04 Online.
Pas shtatë meçeve të zhvilluara këtë sezon, Thaçi arriti po aq fitore bindëse, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme.
Ky sukses vjen pas një viti në të cilin ai ishte nënkampion i Italisë, çka dëshmon rritjen e tij të vazhdueshme në arenën e boksit amator në këtë shtet. Me këtë titull, Thaçi forcon pozitat e tij si një prej emrave më premtues të boksit shqiptar në diasporë./04 Online