Cristiano Ronaldo është duke përjetuar një periudhë të errët në Arabinë Saudite.
Skuadra e Al-Nassr nuk po ia del të marrë rezultatet e dëshiruara dhe një përgjegjësi e madhe bie edhe mbi yllin portugez, i cili nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës në tre ndeshjet e fundit.
Eliminimi nga Kupa përballë Al-Wehda, duket se “thyen” përfundimisht edhe raportet e CR7 me tifozerinë e tij. Në rrjetet sociale ka nisur një fushatë kundër luzitanit, sidomos pas rastit të fundit ku Ronaldo dështon keq në një tentativë për të dribluar kundërshtarin.
Ish-lojtari i Manchester United rrëshqiti dhe humbi kontrollin e topit, teksa duke e lidhur këtë episod me paraqitjet e fundit të luzitanit, tifozët shprehen të bindur se epoka “CR7” është mbyllur përfundimisht.
Madje, ata nuk ngurrojnë të fajësojnë edhe drejtuesit e klubit për nënshkrimin me Ronaldon duke e cilësuar portugezin si transferimin më të keq në historinë e Al-Nassr.