Një drejtues i motoçikletës në Prizren ka pësuar lëndime trupor.
I njëjti ka pësuar lëndime trupore pas aksidentit në trafik me një veturë në lëvizje.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një motoçiklete dhe një veture. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online