Drejtori i Policisë thotë se kanë qëlluar më shumë se tre terroristë në Banjskë

0
73

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë më shumë detaje për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë.

Ai ka bërë të ditur se forcat policore kanë arritur të eliminojnë tre terroristë dhe të arrestojnë tre të tjerë pas sulmit terrorist në Banjskë.

 “Ne kemi arritur të sigurojmë tre trupa që janë të identifikuar dhe u janë dorëzuar familjeve”, ka thënë ai.

Hoxha gjithashtu përmendi se informacione të tjera flasin për shumë më tepër të lënduar, disa prej të cilëve janë përcjellë në Serbi.

“Të qëlluar ka pasur më shumë sesa kaq, por unë si drejtor policie nuk mund të konfirmojë asgjë derisa nuk e kemi trupin e një personi të eliminuar, ne kemi arritur të sigurojmë tre trupa që janë të identifikuar dhe u janë dorëzuar familjeve, të qëlluar ka pasur më shumë se kaq pasoja e të lënduar janë përcjellë në Serbi, informacionet që kemi, ka pasur ka shumë më shumë se kaq”, ka deklaruar Hoxha në Dukagjin.

Ai tha se sipas informacioneve të siguruara, ka pasur shuma më të larta që kanë bartur njerëz nga territori i Banjskës në Serbi.

“Ka pasur tërheqje në mënyrë qyqare nga territori i Banjskës dhe territori i Kosovës”, potencoi Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here