Drejtori i CIA-s takohet me Kurtin, largohet nga ndërtesa e Qeverisë

0
90

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm.

Takimi nisi rreth orës 09:00 dhe Burns u pa duke u larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës rreth një orë më vonë, raporton Rel, transmeton Sinjali.

Një ditë më herët, Burns u takua në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Rreth takimeve të së enjtes nuk është deklaruar askush nga palët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here