Alexander Lacazette ka folur së fundmi në lidhje me të ardhmen, ndërsa fokusin kryesor e ka vënë te dëshira e tij e momentin. Sulmuesit i përfundon kontrata me Arsenal-in dhe tashmë është duke parë me kujdes mundësitë që ka për të ardhmen.
Ndërsa ka dhënë një intervistë për “Canal Plus”, francezi foli dhe për një rikthim te Olympique Lyon, për të cila shtoi se së pari duhet t’i bëjnë një propozim.
“Jam në bisedime me shumë klube. Lyon? Nuk i kam shkëputur kurrë marrëdhëniet e mira me ish-klubin tim. Ata e dinë që jam i lirë, nëse më duan do duhet të më bëjnë një ofertë. Unë dëshiroj që të luaj në Europë. Kam kohë që nuk luaj në Champions League dhe më ka marrë shumë malli.”-theksoi Lacazette.
Kontrata e 30-vjeçarit me Arsenal përfundon me 30 qershor dhe deri më tani duket se Lacazette ende nuk ka vendosur se cili do jetë destinacioni i tij i radhës./SS