Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dragash, ku një burrë kosovar është arrestuar pas një sulmi fizik ndaj bashkëjetueses së tij.
Sipas raportit të policisë, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, e cila ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, shkruan 04 Online.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej nga autoritetet.
“Dragash / 08.03.2025 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online