Dr. Edona Sopaj, specialiste e radiologjisë me përvojë shumëvjeçare në qendrat spitalore të Prishtinës dhe Tiranës, do të garojë për një ulëse në Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shkruan 04 Online.
Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi ka thënë se me angazhimin e saj, Sopaj synon të japë kontributin profesional dhe qytetar për zhvillimin dhe udhëheqjen e ndershme të Prizrenit.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Dr. Edona Sopaj, specialiste e radiologjisë, i është bashkuar ekipit tonë në Prizren.
Ajo ka përfunduar studimet në Prishtinë dhe specializimin në Tiranë, ku për vite me radhë ka punuar në qendrat më të mëdha spitalore, duke u marrë me patologji të avancuara dhe procedura ndërhyrëse.
Me përvojën e saj të gjatë në qendrat spitalore të Prishtinës dhe Tiranës, Dr. Sopaj do të angazhohet në këtë fushatë për t’i dhënë qytetit të saj udhëheqjen e ndershme dhe vizionare që meriton.
#prizreni365#artanabrashi#VETËVENDOSJE