Kryetari i LVV-së në Prizren dhe njëherit deputet në Kuvendin e Kosovës, Artan Abrashi së bashku me deputetin Arbër Rexhaj kanë prezantuar aderimin e radhës.
Dr. Edlira Gashi – Batiu është hematologe – interniste e njohur e cila i është bashkuar zyrtarisht nga sot LVV-së në Prizren.
“Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren Artan Abrashi dhe deputeti Arbër Rexhaj mirëpritën anëtarësimin e Dr. Edlira Gashi Batiu.
Ajo ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë ne Universitetin e Prishtinës. Ka specilizuar ne lëminë e Mjekësisë Interne duke vazhduar me tej subspecializimin ne Hematologji.
Poashtu, vazhdon studimet e doktoratës në Shkup dhe aktualisht punon në Spitalin Rajonal te Prizrenit në repartin Internistik.
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren do të jetë shumë më e pasur dhe më e fuqishme me angazhimin e Dr. Edlirës”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren./04 Online