DPMS në Prizren shpallë konkurs për anëtarë të komisionit për vlerësimin e projekt-propozimeve të OJQ-ve

0
307

Bazuar në rregulloren e Ministrisë së Financave Nr.: 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ – ve, të pranuara sipas thirrjes publike duhen të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, duke përfshirë një përfaqësues të OJQ-ve.

Për këtë qëllim DPMS-ja fton të gjithë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë pjesë në cilësinë e anëtarit të Komisionit Vlerësues për të vlerësuar projekt propozimet e dorëzuara nga OJQ-të.

Të gjithë kandidatë të cilët nuk janë nën hetime apo me procedurë penale dhe që kanë përvojë në shoqëri civile me përparësi nga OJQ-të që merren me fushën e shërbimeve sociale mund të aplikojnë për pjesëmarrje nga Komisioni Vlerësues në cilësi të:

1. Një përfaqësues nga OJQ-të;
2. Një përfaqësues në cilësinë e ekspertit.

Të drejtë aplikimi kanë
Të angazhuarit në Organizatat jo-qeveritare aktive që veprojnë në Komunën e Prizrenit;
Ekspert të pavarur të cilët kanë përvojë pune q‰ë ndërlidhet me hartimin dhe menaxhimin e projekteve në shërbime sociale.

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2022/05/thirrja-per-ekspert.pdf?fbclid=IwAR2W91WkIIsuCLcIKh1HcRu3w2gNEGIRBRlouwc0av_QpMS16c-llDkNkXs

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here