DPMS-ja reagon ndaj LDK-së në Prizren: Akuza të pabazuara për banesat sociale

0
173

Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të LDK-së, Nderim Kadriaj, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe dezinformuese, raporton 04 Online.

Sipas zyrtarit Bashkim Rakaj, investimet në renovimin e banesave sociale kanë nisur vetëm në vitin 2024, nën udhëheqjen e kryetarit Totaj, ndërsa qeverisjet e mëhershme nuk kishin ndërmarrë asnjë hap konkret.

Reagimi i plotë i Bashkim Rakajt:

Reagim ndaj deklaratave të pavërteta të përfaqësuesit të LDK-së, Kadriaj

Deklarata e fundit e z. Kadriaj nga LDK, lidhur me gjendjen e banesave sociale në qytetin tonë, është e pabazë dhe përbën një tentim të qartë për të dezinformuar opinionin publik.

Për korrektësi ndaj qytetarëve dhe respekt ndaj së vërtetës, theksojmë se që nga viti 2017 e deri në vitin 2023, asnjë investim i mirëfilltë nuk është bërë në renovimin apo përmirësimin e kushteve të banesave sociale nga qeverisjet e mëhershme. Përkundrazi, gjatë kësaj periudhe, këto objekte janë lënë në mëshirë të fatit, duke degraduar dita-ditës.

Vetëm gjatë vitit 2024, nën qeverisjen e Kryetarit Totaj, janë nënshkruar kontratat për renovimin e këtyre banesave dhe punimet janë duke shkuar drejt përfundimit. Kjo është qeveria që ka marrë seriozisht përgjegjësinë për të ofruar kushte dinjitoze për qytetarët në nevojë dhe për të trajtuar problemet e trashëguara me përkushtim dhe profesionalizëm.

I ftojmë të gjithë përfaqësuesit politikë që, para se të bëjnë akuza të pabazuara, të informohen drejt dhe të kontribuojnë në mënyrë konstruktive për të mirën e qytetarëve. 

Bashkim Rakaj 

Zyrtar Drejtoria Për Punë dhe Mirëqenje Sociale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here