Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim të paautorizuar.
Bëhet fjalë për M. G, i cili ka deklaruar se arma – një pistoletë e tipit “VZOR” – ishte blerë rreth 50 vite më parë nga vëllai i tij i ndjerë dhe më pas ishte trashëguar nga ai.
Sipas tij, arma nuk kishte leje dhe për këtë arsye ka vendosur ta dorëzojë në Polici.
Në vendin e ngjarjes ka intervenuar njësia e krim-teknikës, e cila ka sekuestruar armën dhe një karikator.
Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe po zhvillohet në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/














































