Dorëzohet njëri nga të dyshuarit për tentim vrasje në Prizren, sekuestrohet arma e krimit 

0
250

Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në rastin e tentim vrasjes dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në rrugën Ali Hadri në Prizren, ku mbetën të plagosur dy persona.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pas veprimeve intensive hetimore dhe kontrolleve të shumta në lokacione të ndryshme, dje rreth orës 18:00, njëri nga të dyshuarit kryesorë, Gabrijell Shala, rreth 21-vjeçar, është dorëzuar vullnetarisht në Polici, i shoqëruar nga avokati i tij.

Sipas informacioneve të siguruara, i dyshuari gjatë dorëzimit ka dorëzuar edhe pistoletën me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, armë e cila është sekuestruar si provë materiale nga njësitet përkatëse.

Për këtë rast, Sinjali pati raportuar ekskluzivisht emrat e të dyshuarve:

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me lokalizimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve të tjerë, Egzon Reshani, rreth 34-vjeçar dhe Arlind Hoxha, rreth 31-vjeçar, janë në vazhdim.

Rasti lidhet me ngjarjen e rëndë të datës 05.01.2026, ku pas një përplasjeje të armatosur, Fidan Tabaku, rreth 24-vjeçar dhe Veton Hoxha, rreth 34-vjeçar mbetën të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë.

Hetimet po vazhdojnë nga njësitet rajonale dhe Prokuroria për Krime të Rënda, ndërsa nuk përjashtohet zgjerimi i hetimit edhe ndaj personave të tjerë të përfshirë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja nga ky rast i rëndë kriminal./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here