Dorëzohet Manchester United, braziliani dështim total

0
215

Manchester United përfundimisht është lodhur me brazilianin Antony dhe, sipas “The Telegraph”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” e kanë pranuar se kanë dështuar me blerjen e sulmuesit anësor nga Ajaxi në verën e vitit 2022 për shumën e 100 milionë eurove (blerja e dytë më e shtrenjtë e klubit pas 110 milionë të shpenzuara për Paul Pogbanë).

Gjatë këtyre dy viteve, Antony nuk u imponua kurrë në “Old Trafford” dhe shifrat janë jashtëzakonisht të ulëta krahasuar me atë që pritej prej tij.

Ai ka shënuar vetëm nëntë gola dhe ka dhënë katër asistime në 73 ndeshje dhe nuk ka kontribuar drejtpërdrejt për një gol që nga muaji maj!

Ky sezon u karakterizua nga akuza të rënda nga ish-e dashura e lojtarit, Gabriel Cavallin, e cila pretendon se anësori e ka sulmuar disa herë.

Antony u largua nga Manchester United pas akuzave të ish-së dashurës. Çështja i është dorëzuar policisë së Mançesterit dhe Manchester United beson se, nëse Antony nuk e pastron figurën deri në fund të sezonit, kjo situatë mund ta vështirësojë largimin e tij./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here