Dorëhiqet Fejzë Kabashi nga të gjitha funksionet në LDK pas 20 vitesh angazhimi

0
626

Pas dy dekadash kontribut në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Fejzë Kabashi ka njoftuar dorëheqjen nga të gjitha funksionet partiake që ka ushtruar deri më tani, shkruan 04 Online.

Ai ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga posti i kryetarit të nëndegës së LDK-së në Kabash të Hasit, si anëtar i Kryesisë së degës, si kryetar i komisionit për shërbime sociale, si dhe nga të gjitha komisionet tjera partiake ku ishte i angazhuar.

Njoftimi i plotë i Fejzë Kabashit

Sot, pas 20 vitesh kontribut, jam përjashtuar nga dega e LDK-së në Prizren.

Pas një sms që sot e dërgoi kryetari i degës në grupin e Kryesisë së degës, përmes të cilit u njoftuam se janë caktuar/vendosur emrat që do ta përfaqësojnë degën e LDK-së në qeverisjen lokale dhe duke mos lënë asnjë mundësi diskutimi rreth kësaj çështjeje, u hodh poshtë fjala e dhënë në mbledhjen e fundit të kryesisë se: “Këtu, në kryesi do t’i diskutojmë e vendosim së bashku përfaqësuesit tanë për ekzekutivin lokal”.

Andaj, duke pasur parasysh bisedat dhe vendimet e mëparshme të kryesisë dhe shkeljet totale të tyre sot, duke parë mosvlersimin tim e të rajonit tim-Hasit, jap #DORËHEQJEN time nga të gjitha funksionet që barti në strukturën e degës së LDK-së në Prizren siç janë: Kryetari i nëndegës në Kabash të Hasit, anëtari i kryesisë së degës, kryetari i komisionit për shërbime sociale (pozitë që e paskam bartur i mashtruar skajshmërisht), dhe çdo komision tjetër që isha deri tani si pjesë e partisë, p.sh. anëtar i komisionit për shëndetësi-shëndeti oral në Prishtinë.

Këtë dorëheqje do doja ta bëja menjëherë pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, kuptohet, duke marrë edhe përgjësinë për humbjen e madhe dhe rezultatin e dobët, por, atëkohë, kryetari më premtoi se jam dhe do vazhdoj të jem i vlershëm dhe në proceset në vazhdim dhe kjo ishte arsyeja që nuk e bëra(në koment të këti postimi, do e shihni reflektimin që doja ta bëja).

Gjithësesi; njëherit, u kërkoj falje vendasve të nëndegës sime dhe çdo votuesi të LDK-së në komunën e Prizrenit që i kam “mërzitur” në këto 20 vite, njëkohësisht, krenohem pa masë që kjo “mërzi” ishte gjithmonë për interesa të përgjithshme!

Nga zemra,

Dr. Fejzë Kabashi

https://www.facebook.com/fejze.kabashi/posts/pfbid063BS6o3Wa1V6fvJLksmWrjYZawfi8fwy4bWWkuvaZecoKhaHhBAg6HYQb3D2Fyp7l

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here