Donnarumma zyrtarisht te Manchester City

0
75

Gianluigi Donnarumma është portieri i ri i Manchester Cityt, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030, shkruan 04 Online.

Në deklaratën e tij të parë për faqen zyrtare, italiani tha se ndihet shumë krenar për këtë hap dhe se është i emocionuar të bashkohet me një ekip plot talente të klasit botëror, të udhëhequr nga Pep Guardiola.

“Mezi pres të takoj shokët e mi të rinj të ekipit, stafin dhe tifozët. Të luaj në stadiumin Etihad do të jetë një moment shumë i veçantë për mua. Jam shumë i emocionuar për atë që më pret dhe mund të premtoj se do të jap absolutisht gjithçka për të ndihmuar klubin të arrijë edhe më shumë sukses” deklaroi Donnarumma.

Tani, portieri italian do të jetë pjesë e skuadrës që synon të dominojë Premier League dhe garat evropiane./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here