Manchester City është shumë afër ta mbyllë me sukses transferimin e Gianluigi Donnarummas nga PSG. Edhe pse merkato e verës u mbyll sonte pa një njoftim zyrtar, klubi ka dorëzuar “deal sheet”-in dhe marrëveshja pritet të finalizohet për rreth 30 milionë euro, shkruan 04 Online.
Portieri italian do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me opsion zgjatjeje, ndërsa largimi i Edersonit drejt Fenerbahçes duket i sigurt. Me këtë lëvizje, Donnarumma pritet të bëhet portieri titullar i skuadrës së Pep Guardiolës.
Zyrtarizimi pritet brenda orëve të ardhshme./04 Online