Doni të ju rriten flokët: Ja vajrat që duhet të përdorni

0
707

Flokët janë gjysma e bukurisë dhe si të tilla kërkojnë shumë kujdes. Të kesh flokë të gjatë, të shëndetshëm dhe me volum kërkon përkujdes të përditshëm. Fatmirësisht, në ditët e sotme mund të gjesh metoda të ndryshme për t’i mbajtur flokët e shëndetshëm. Disa nga opsionet më të mira janë vajrat natyralë, të cilët ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe i mbajnë ato të shëndetshëm.

Më poshtë do të gjeni disa nga vajrat natyralë më të mirë për rritjen e flokëve.

Vaj i rozmarinës – Rozmarina dhe vaji i saj esencialë përdoren shumë në produktet kozmetike për rritjen e flokëve. Vaji i rozmarinës forcon rrënjët e flokut dhe stimulon në rritjen e tyre. Mjafton vetëm të hidhni pak vaj rozmarine në shampo dhe do të shihni rezultate të menjëhershme.

Vaji i kastorit: Për vite me radhë ky vaj është përdorur për të detoksifikuar dhe pastruar trupin. Por, shumë pak njerëz e dinë se ky vaj mund të stimulojë rritjen natyrale të flokëve dhe të mbajë lëkurën e kokës të shëndetshme.

Vaji i ullirit – Në listën e vajrave natyralë për rritjen e flokëve nuk kishte si të mungonte vaji i ullirit. Ky lloj vaji përmban yndyra të pangopura që rekomandohen për forcimin e flokëve, të lëkurës dhe thonjve. Ai përmban gjithashtu vitaminën E që ndalon rënien e flokëve,  i ushqen dhe ndihmon në rritjen natyrale të tyre.

Vaji i arganit – Ky vaj nga Maroku ka fituar shumë popullaritet këto vitet e fundit dhe është cilësuar si produkti i duhur për mirëmbajtjen e flokëve, Përdorimi i rregullt i vajit të arganit ndihmon në riparimin e flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

Trajtime me vajra për rritjen e flokëve

Edhe pse të gjitha vajrat në vetvete janë shumë të mira për rritjen e flokëve, kombinimi i tyre së bashku jep efekt edhe më shumë. Më poshtë do të gjeni një trajtim natyral për rritjene flokëve duke kombinuar disa lloje vajrash.

Përbërësit:

½ filxhan vaj kastori (120 ml)

2 lugë çaji vaj avokado (10 ml)

1 lugë çaji vaj rozmarine (5 ml)

1 lugë çaji vaj livando (5 ml)

Përzieni të gjithë përbërëst në një enë xhami. Aplikojeni maskën me kujdes në kokë dhe mbajeni për rreth 1 orë. Më pas e lani kokën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here