Donald Veshaj: Më shpon inati po të më nxjerrë Iliri nga ‘Big Brother VIP’

0
383

Në spektaklin e 1 janarit, Iliri u zgjodh i preferuari i publikut të ‘Big Brother VIP’, e si i tillë ai kishte të drejtën e vetos. Ai mund të zëvëndësonte veten me një nga banorët dhe fillimisht nuk e bëri, pasi kuptoi se mund ta hiqte Sarën që ishte në nominim dhe dëshironte të vendoste përballë vetes Donaldin. Arbana nuk ia lejoi këtë duke bërë që Iliri të bënte një zgjedhje tjetër.

Këtë situatë Donaldi nuk e ka përtypur aspak mirë dhe e ka diskutuar me DJ Dagz-in në oborr. Ai është shprehur se nëse Iliri do ta heqë nga emisioni, do shpohet në zemër nga inati.

“Dua dua të dal me Donaldin në televotim. Arbana i thotë s’është kështu, ai dua, dua. Ai doli i preferuari i publikut dhe donte të më hiqte mua. E kupton? Unë shpohem këtu (te zemra) po të më heqi ai. Unë shpohem o shpohem nga inati”,- tha Donaldi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here