Donald Trump thotë se operacioni në Venezuelë ishte i sukseshëm, tregon se Maduro bashkë me gruan janë kapur dhe larguar nga vendi

0
147

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkruar për sulmin e SHBA-së në shkallë të gjerë në Venezuelë.

Trump ka thënë se operacioni është kryer me sukses, derisa ka treguar se presidenti venezuelas Nicolas Maduro bashkë me bashkëshorten e tij janë kapur dhe larguar me avion nga vendi.

:Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është larguar me avion nga vendi. Ky operacion është kryer në bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit të SHBA-së. Detaje të tjera do të pasojnë. Sot në orën 11:00 do të mbahet një konferencë për media në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, ka shkruar Trump.

https://twitter.com/PressSec/status/2007382016321364308/photo/1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here