Festivali i filmit në Kosovës, DokuFest, është bërë pjesë për përfshirjen në mesin e shtatë festivaleve kryesore të dokumentarëve në Evropë për të nominuar një film të metrazhit të gjatë dhe një film të shkurtër për çmimet e shumëpritura “Doc Alliance Awards 2023”.
DokuFest, po ashtu njofton se ky event do të mbahet në Prizren gjatë edicionit të 22-të të festivalit (4 – 12 gusht).
Për më tepër, filmat e nominuar do të shfaqen si pjesë e programit të festivalit, duke i dhënë mundësinë audiencës të përjetojë këto vepra të jashtëzakonshme kinematografike.
Çdo vit, programuesit dhe drejtorët artistikë të të shtatë festivaleve nominojnë një film të shkurtër dhe një film me metrazh të gjatë. Një juri e përbërë nga gazetarë dhe profesionistë të filmit kryesorë Evropianë më pas përzgjedh filmat fitues në të dyja kategoritë nga lista e filmave të nominuar.
Dy filmat që DokuFest ka nominuar janë “Disturbed Eardh” (2021) me regji të Kumjana Novakova dhe Guillermo Carreras-Candi – si kandidati për filmin më të mirë të gjatë, dhe “Adjusting” (2021) me regji të Dejan Petroviq – si kandidati për filmin më të mirë të shkurtër.