DokuFest fton të rinjtë e të gjitha komuniteteve në kampin ndërkulturor “Stories We Tell”

0
38

DokuFest ka hapur aplikimet për kampin e katërt ndërkulturor të “Stories We Tell”. Sipas njoftimit ky kamp është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e grupmoshës 18-25 vjeç nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Kampi ndërkulturor i organizuar nga DokuFest fokusohet në fuqinë e tregimit, filmit dhe bashkëpunimit.

“Ky kamp, i mbështetur nga iniciativa SMART Balkans dhe i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, është një mundësi për të eksploruar artin e tregimit të historive, duke përdorur fuqinë e tij për të sfiduar stereotipet shoqërore dhe për të promovuar mirëkuptimin mes kulturave të ndryshme”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Tutje sqarohet se pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen në një përvojë që mund të ndryshojë mënyrën se si shohin dhe kuptojnë njëri-tjetrin, duke përdorur tregimin si një mjet për ndryshim dhe bashkëpunim.

“Gjatë këtij kampi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi praktike dhe krijuese përmes punëtorive, leksioneve dhe aktiviteteve kulturore, të cilat do të ndihmojnë të forcojnë njohuritë e tyre mbi artin e tregimit dhe të krijojnë një hapësirë ku ndajnë historitë e tyre”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

DokuFest ka bërë të ditur se afati i fundit për aplikim është 10 shkurt 2025, derisa kampi do të zhvillohet nga 18 deri më 23 shkurt 2025, me ç’rast shpenzimet për udhëtimin, akomodimin dhe ushqimin mbulohen nga organizatori. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here