Një burrë ka goditur një mjek pasi e akuzoi atë për sulm seksual ndaj gruas së tij.
Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë takimit vjetor të Kolegji Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) në Baltimore.
Doktori i cili ishte duke folur për audiencën, u ndërpre nga burri i cili i shkoi afër e shau dhe e goditi disa herë me shuplakë në fytyrë.
Mjeku punon në Qendrën e Kancerit të Universitetit Stony Brook në Long Island, Nju Jork. Atij nuk i është bërë emri publik, pasi nuk është akuzuar për një krim.
“Ky sulmoi seksualisht gruan time shtatë vjet më parë’, deklaroi ai përpara se të godiste mjekun. “Ju e dini çfarë keni bërë, keni prekur gruan time 7 vite më parë në New York. Kjo është për të gjithë burrat që sulmojnë seksualisht gratë”, u shpreh ai.
‘Shtatë vjet e kam pritur këtë. Shtatë vjet! Gruaja ime po vuan, sepse ti je një grabitqare”, thotë ai. Menjëherë në vendngjarje u thirr policia dhe një hetim ka nisur.
Kolegji Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) lëshoi një deklaratë duke kërkuar falje për incidentin.
“Protokollet e sigurisë u ndoqën dhe situata u trajtua me shpejtësi sigurimi dhe Departamenti i Policisë së Baltimores. Kërkojmë falje për ata që mund të jenë prekur nga incidenti. ACOG nuk e pranon dhunën në asnjë formë”, tha ACOG në një deklaratë.
Sipas policisë së Baltimores, mjeku që u sulmua nuk ka ngritur asnjë akuzë kundër burrit, duke preferuar që burri të përcillet jashtë ambienteve.
VIDEO NË LINK: