Do të ketë grevë në janar

0
294
Foto: Arkiva

Të enjten Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në sektorin publik.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre.

Aktivistët serbë akuza drejt ministrit Rakiq, thonë se një ndërtesë e tij …
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse Qeveria nuk i mban fjalët për Ligjin e Pagave do të bisedojnë me anëtarësinë për veprime të mëtutjeshme.

Jasharaj nuk e ka mohuar mundësinë për rikthimin e grevës në arsim.

“Është marrë në mënyrë të përshpejtuar projektligji dhe nga deklaratat që janë dhënë nga opozita dhe z.Nagavci dhe sistemi arsimit sa i përket koeficientit do të jetë në mënyrë meritore. Greva është e pezulluar, por jo e mbyllur dhe në janar do të merret vendimi për grevë dhe duhet Qeveria të ketë marrë mësim nga grevat që ka zgjatur shumë dhe të punojnë për ato që ka thënë vet dhe mos të kemi nevojë për grevë dhe jam optimist se kjo do të ndodh”, tha Jasharaj për Front Online.

Kreu i SBASHK-ut ka shprehur disa kritika edhe për ministren e arsimit, Arbërie Nagavcin.

Jasharaj tha se ministrja duhet t’i tejkaloj hatër mbetjet dhe të bashkëpunoj me SBASHK-un.

“Kabineti i ministres Nagavci ka arsyetuar se ka pasur angazhime, që nga greva e këndej nuk kemi pasur asnjë takim me z.Nagavci dhe kemi pritur që të kemi nja takim për të debatuar për të gjitha çështjet. Nëse ajo ka ndonjë nervoz ose hatër mbetje ajo duhet të tregojë dhe të thirr angazhime për dialog dhe nuk besoj që ka ndonjë inat por i ka mbetur hatri për grevën”, u shpreh Jasharaj.

Sindikalistët e arsimit kanë kërkuar 100 euro për punëtorë për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Qeveria vendosi për një pagesë në mënyrë retrokative nga 50 euro deri në janar të këtij viti. Pas këtij vendimi greva në arsim u ndërpre me paralajmërimin se në janar mund të ketë sërish rikthim të grevës nëse nuk merren parasysh kërkesat e SBASHK-ut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here