“Do ta çojmë në Kushtetuese vendimin e Qeverisë Kurti për mos t’i paguar mësuesit”

0
455

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos ekzekutuar pagat për mësimdhënësit si shkak i grevës, do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja herët apo vonë do të japë pagat për mësimdhënësit.

“Të dashur mësimdhënës ju garantoj që pagat tuaja do të jepen. Ato do të paguhen herët apo vonë, merreni si zotim timin dhe LDK-së.

Do të përdorim çdo rrugë ligjore për të ndërprerë padrejtësinë e këtij pushteti. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë do të rrënojmë këtë vendim të turpshëm”, ka thënë Abdixhiku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here