Dje u shpall publikisht në kërkim, sot policia e arrestoi në Prizren

0
412

Ende pa u bërë 24 orë prej kur policia e shpalli publikisht në kërkim një person të dyshuar për shpërdorim i pasurisë se huaj, hetuesit policor sot kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë atë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, me datën 28.12.2023 bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin  ka lëshuar: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Me datën 29.12..2023 hetues policor nga stacioni policor në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar qe rasti te trajtohet (hetohet) ne procedure te rregullt.

Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here