Dje me krerët e shtetit, sot Lajçak takohet me PDK-në, AAK-në dhe LDK-në

0
174

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë, do të takohet sot edhe me kryetarët e partive politike në Kosovë.

Lajçak pritet që të takohet me kryetarin e PDK-së në orën 10:45, me atë të AAK-së në 11:45, ndërsa do të jetë në LDK në orën 14:45.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak të enjten gjatë vizitës në Kosovë takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar ankesin e zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Lajçak takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e quajti konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm, gjersa në një deklaratë para gazetarëve theksoi se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here