Djaloshi ‘unik’ me një sy të kaltër dhe një të zi

0
296

Në Bangladesh një fotograf profesionist është ndeshur me një pamje të çuditshme, ai ka takuar një djalosh me një sy blu dhe një të zi, ndërsa në mes të flokëve të errët, një tufë të bardhë.

Ky djalë është padyshim unik.

Foto është realizuar nga fotografi profesionist, Shahidul Islam Sahel dhe menjëherë ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve online.

Në faqen e tij zyrtare, fotografi nga Bangladeshi shkruan se ky djalë vjen nga një familje që pamjen e tij unike e ka në gjen.

Babai i tij ashtu sikurse edhe i vëllai ndajnë të njëjtën sy.

Saleh shprehet po punohet për të realizuar një dokumentar për historinë e kësaj familjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here