Djali në Prizren ushtron dhunë ndaj prindërve pasi nuk i dhanë para, shkakton dëme dhe ikë nga shtëpia

0
251
Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Prizren, ku dy prindër janë përballur me dhunë nga djali i tyre.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky rast ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku plasi sherri të dielën në mëngjes, pasi babai nuk i dha djalit paratë që i kërkoi.

Të hollat që i riu i kërkoi shkaktuan tensione në shtëpinë e tyre dhe situata eskaloi, ashtu që i dyshuari ka shkaktuar dëme në shtëpi dhe më pas u zhduk.

Përballë kësaj situate, babai i tij u detyrua që ta raportojë rastin në Polici, ku ka treguar gjithçka që kishte ndodhur në familjen e tyre.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit, i cili do të hetohet për kryerjen e veprave penale “Dhunë në familje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here