Djali i komandant Drinit, Drini Rexha, në njoftimin e tij për vdekjen e gjyshes, Qamile Rexha, ka shkruar disa fjalë për të, duke i thënë “të dua shumë Aka jem, përqafoje babin shumë”.
“Të Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi
Njoftojmë familjarët, miqtë dhe farefisin se sot me datë 01.09.2024 ndërroi jetë më e dashura jonë gjyshja Qamile Rexha.
Varrimi i të ndjeres bëhet sot me datë 01.09.2024 me vakt të ikindisë në varrezat e reja në Lubizhdë.
Lusim Allahun e madhëruar që të ndjeren ta ketë mëshiruar duke e bërë banore të Xhenetit.
Të dua shumë Aka jem
Përqafoje babin shumë”, shkruan nipi i të ndjerës, djali i komandant Drinit, Drini Rexha./TVPrizreni/