Dren Kastrati është kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit nën siglën e AAK-së, shkruan 04 Online.
Kastrati ka thënë se si “djalë besnik i Aleancës” do të angazhohet për hallet e qytetarëve dhe modernizimin e politikës lokale. Njëherit ka theksuar se do të mbetet i qasshëm për të gjithë, ndërsa kandidaturën e tij e lidh ngushtë me programin e AAK-së dhe kandidatin për kryetar, Besnik Krasniqin.
Njoftimi i plotë i Dren Kastratit
Të dashur miq, familjar, kolegë e shokë! U rrita me aktivitet politik në Aleancë, si djal besnik i saj ndër vite! Sot nën siglën e Aleancës, ju njoftoj se do të garoj në zgjedhjet lokale për Kuvendin Komunal të Prizrenit!
Angazhimi dhe preokupimi im i vetëm do të jenë hallet tuaja të përditshme! Të gjithë që më njihni e kemi punuar bashkë, por edhe ju që më keni kontaktuar kur ju është nevojitur ndihma ime, e dini që, mirënjohja, modestia e humaniteti janë virtytet mbi të cilat jam formuar! Dua të punoj për dy qëllime, tju shërbej ndershëm nevojave tuaja, dhe të ndikoj ne modernizimin e të bërit politikë! Politika duhet dhe do të behet në vija institucionesh, në seli të partisë dhe larg kafeneve, gjelltoreve e skutave të qytetit! Do të jem njësoj j qasshëm si gjithmonë, për të gjithë pa as edhe një dallim!
Programi i Aleancës është më i miri i mundshëm për Prizrenin bashkëkohor, kandidati ynë për kryetar, krah të cilit punoj e garoj z.Besnik Krasniqi është garanca më e mirë e aplikimit të ketij programi në plotni!
I vetmi premtim i imi është që do të jem i njejti që më keni njohur gjithmonë, dhe problemet tuaja do t’i trajtoj gjithmonë me prioritet! Na priftë e mbara së bashku!