“Djajtë e kuq” nuk kanë mjaftueshëm të ardhura për blerje cilësore

0
220

Manchester United do të duhet të përballet me një problem jo të lehtë për t’u zgjidhur, ndërsa shuma që ka në dispozicion për të blerë një sulmues të klasit botëror është vetëm 75 mln euro.

“Djajtë e kuq” arritën një akord me Chelsea për Mason Mount, e do të paguajnë për kartonin e mesfushorit 70 mln euro.  Por në këtë merkato verore, buxheti financiar për klubin anglez është i reduktuar, e diçka e tillë e ka zemëruar trajnerin Erik ten Hag.

Sipas “Manchester Evening News”, tekniku holandez ka shprehur pakënaqësinë te drejtuesit e klubit, ndërsa ka shumë pak alternativa për të gjetur lotjarin që ai kërkon për ofensivën. Ten Hag pëlqen Heri Kejnin, por 75 mln euro janë shumë pak për të bindur Tottenham që ta lërë kapitenin të lirë.

Një tjetër lojtar që pëlqehet së tepërmi, është Viktor Osimhen, por Napoli një shifër të tillë nuk e merr aspak në konsideratë, ndërsa do të mendonte shitjen vetëm nëse ofrohej dyfishi i shumës që anglezët kanë në dispozicion. Edhe bomberi i Eintraht Frankfurtit, Randal Kolo Muani, është në shitje, por vlera e tij shkon në 100 mln euro.  Të njëjtin çmim ka edhe sulmuesi i Atalantës, Rasmus Hojlund, që pëlqehet nga tekniku holandez.

Opsioni më real për “Djajtë e kuq” është lojtari i Benfikës, Goncalo Ramos, vlera e të cilit shkon rreth 80 mln euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here