Ditëve të ardhshme mot i ndryshueshëm, afër fundjavës me reshje bore!

0
271

Ditëve të ardshme do të na shoqërojë mot i ndryshueshëm, por kryesiht i thatë, me ngrica lokale në mëngjes dhe temperatura në “plus” gjatë ditës. Pritet një front i ftohtë ajror rreth fundit të ditës së hënë dhe gjatë ditës së martë me shtim të vranësira lokale dhe reshje simbolike atmosferike. Fronti nuk pritet të jetë i fuqishëm dhe nuk pritet të sjellë reshje të mëdha, përpos reshjeve lokale dhe kryesisht të dobëta kalimtare. Priten disa riga lokale shiu në Shqipëri dhe fjolla bore në disa vise të Kosovës. Fronti pritet të kushtëzojë ulje të temperaturave, por nuk pritet ndonjë i ftohtë i madh.

Interesante pritet të jetë gjendja sinoptike afër fundjavës ku afërsisht rreth ditës së premte kur pritet të vijë një front gogja më i fuqishëm i ftohtë ajror. Para frontit priten rritje të temperaturave, ndërsa pas kalimit të frontit priten ulje të ndjeshme të temperaturave dhe erëra të ftohta veriore. Fillimisht priten reshje shiu të cilat shumë shpejtë me ardhjen dhe kalimin e frontit do të shndërrohen në reshje bore.

Reshjet e borës pritet të jenë të qëndrueshme ngase pas frontit priten ulje të ndjeshme të temperaturave, por është shumë herët për të precizuar sasinë  egzakte të reshjeve të borës, ngase në pytje janë shumë ditë.

Fronti i ftohtë është pothuajse 99% i sigurtë dhe pastaj acari dy ose tri-ditësh. Ky front pritet të jetë plotësisht normal për këtë periudhë kohore dhe nuk priten temperatura ekstreme.

Informacine dhe detaje tjera në postimet tona të përditshme në MeteoBallkan. /MeteoBallkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here